“GIRO D’ITALIA” vjen në Shqipëri për herë të parë, Rama zbulon datat! Ja kur do të zhvillohet gara e çiklizmit botëror

Apr 28, 2025 | 9:28

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot datat kur do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë gara më e madhe e çiklizmit botëror, “GIRO D’ITALIA”.

Screenshot 2025-04-28 092755

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se gara do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

“180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, që do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale“, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura