Garda Revolucionare e Iranit kërkon hakmarrje për vdekjen e udhëheqësit të Hezbollahut në Liban!

Nov 24, 2025 | 22:01

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, krahu elitë i forcave të armatosura të Iranit, bëri thirrje sot për “hakmarrje” për vrasjen nga Izraeli të udhëheqësit ushtarak të Hezbollahut, Haitham Ali Tabatabai, në Liban.

garda revolucionare

“E drejta e Boshtit të Rezistencës dhe Hezbollahut libanez për t’u hakmarrë për gjakun e luftëtarëve të guximshëm të Islamit është e padiskutueshme”, tha Garda Revolucionare në një deklaratë.

Termi “Boshti i Rezistencës” i referohet një aleance joformale të fraksioneve të armatosura të mbështetura nga Teherani dhe armiqësore ndaj Izraelit, armikut të betuar të Republikës Islamike.

Më herët sot, Ministria e Jashtme e Iranit dënoi ashpër vrasjen e Tabatabai të dielën në një sulm izraelit në një periferi jugore të Bejrutit, duke nënvizuar se kjo përbën “një shkelje flagrante të armëpushimit të nëntorit 2024 dhe një sulm brutal ndaj sovranitetit kombëtar të Libanit”.

© Panorama.al

Te lidhura