Gara për drejtuesin e SPAK, Agron Shehaj akuza PS-së: Në sallë janë të gjithë ambasadorët, kanë frikë se do të “rrëmbeni” kreun e ri! Çfarë poshtërimi po ju bëjnë

Dec 11, 2025 | 10:50

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka hedhur akuza ndaj maxhorancës se po tentojnë të rrëmbejnë postin e kreut të ri të SPAK.

Agron shehaj-parlament

Shehaj u shpreh se në sallën ku zhvillohet gara janë mbledhur të gjithë ambasadorët, duke shtuar se “kanë frikë se ju rrëmbeni edhe kreun e ri të SPAK, imagjinoni se çfarë poshtërimi po ju bëjnë”.

“Keni vendosur të rrëmbeni Avokatin e Popullit. Por kjo nuk është një gjë që na habit, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK. Janë mbledhur të gjitha ambasadorët, s’ka vend gazetarët, kanë frikë se ju rrëmbeni edhe kreun e ri të SPAK. Imagjinoni se çfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasadorët”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura