Gaboni konfirmon njohjen e Kosovës

Oct 13, 2011 | 18:51

Ministria e Punëve të jashtme ka rikonfirmuar njohjen e dytë brenda dy ditëve që i është bërë vendit, raporton KTV-ja. Gaboni është vendi radhës që ka dorëzuar notën verbale në njërën prej ambasadave kosovare, njofton kjo ministri.  Të martën, Kosova është njohur nga Kuvajti gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Muaj më pare  zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli kishte njoftuar për njohjen e Kosovës, nga Republika e Gabonit, por edhe pse ishte paralajmëruar se do bëhej publike nota verbale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

© Panorama.al

Te lidhura