Ish-lojtari i Xhon Hartson, Arsenalit, Sëlltikut dhe Uest Hemit tregon se ka qenë i sëmurë për të vënë baste dhe se ka arritur që të marrë borxh deri në 350 mijë euro. “Disa njerëz nuk të lënë rehat e vazhdojnë të më shqetësojnë. Ata ende më ofrojnë mundësinë të vë baste, nisur edhe nga fakti që kanë miqësi me mua. Nuk dua që t’ia nis prapë me bastet. Kam paguar aq sa kam mundur, sa u përket borxheve të mia. Nuk mundem që të paguaj më”. Hartsonit i është hequr pensioni për të paguar kreditorët. “Arriti një moment që mora 350 mijë euro borxhe”, tha ish-sulmuesi.











