TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka ardhur në rritje, por ajo mbetet sërish nën potencialin që ka për rritje.
Gjatë një konference për shtyp, Fullani ka sqaruar se norma baze e interesit do te mbetet e pandryshuar, nderkohe qe ka vlerësuar ruajtjen e stabilitetit makro ekonomik, duke theksuar punën e bërë nga Banka e Shqipërisë.
“Stabiliteti kontrollon primet e rrezikut dhe është parkusht për nxitjen e investimeve të qëndrueshme. Përballimi i sfidave ka qenë në fokus të punës së bankës gjatë këtij viti”- tha ai, duke shtuar se reformat duhet të orientohen drejt rritjes së konkurrueshmërisë së forcës punëtorë dhe produkteve tona në tregjet botërore.
Sipas Fullanit, BSH synon forcimin e interesit të huaj ndaj ekonomisë sonë si destinacion biznesi.
© Panorama.al











