Komisioneri per zgjerim, Stefan Fule ka rekomanduar qe Serbise t’i jepet statusi i vendit kandidat ne BE. Deklarata eshte bere sot gjate leximit te progres raportit per vendet e interesuara per anetaresim.
Por, komisioni ekzekutiv i këtij blloku nuk do të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre, i kane thënë agjencisë AP dy diplomatë evropian në kushte anonimiteti, për shkak të embargos mbi raportin.
Bashkimi Evropian nuk e ka vënë njohjen e Kosovës si kërkesë zyrtare, por insiston që Beogradi duhet të stabilizojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.
Serbia, është pritur të marr statusin e kandidatit që nga arrestimi i të përndjekurit për krime lufte Ratko Mlladiq, dhe ekstradimit të tij për në Tribunalin e Hagës.
© Panorama.al











