Francë, Holandé do të sfidojë Sarkozinë

Oct 17, 2011 | 9:46

Fransua Holandé do të jetë kandidati i Partisë Socialiste që do të sfidojë në prill 2012 Nikolas Sarkozi në zgjedhjet presidenciale franceze. Në balotazhin e zhvilluar dje mes dy kandidatëve më të fortë socialistë, Holandé dhe Martine Aubri, ai fitoi 56 për qind të votave, nga 44 për qind që kishte fituar Aubri. Rreth një orë pas mbylljes së votimit, vetë Aubri e ka pranuar humbjen dhe ka bërë apel për unifikimin e partisë në mbështetje të kandidatit presidencial. Holandé, i cili ka mbledhur 39,17 për qind në raundin e parë, ishte i favorizuar edhe nga mbështetjet që i kishin garantuar të eliminuarit e votimit të javës së kaluar, mes të cilëve edhe ish-rivalja socialiste e Sarkozisë në zgjedhjet e kaluara (2007), Segolene Royal.

© Panorama.al

Te lidhura