Francë, gafë e ministrit në Twitter: Hajde në shtrat me mua

Oct 19, 2011 | 18:03

Ministri francez i Industrisë, Erik Beson u bë pjesë e një “skandali’ pasi aksidentalisht i ka dërguar nëpërmjet Twitter-it një masazh privat 13.500 miqve të tij.

“Kur kthehem në shtëpi do të shkoj në shtrat, i rraskapitur.  Me ty?” Beson është një prej ministrave më të besuar të presidentit francez, Nikola Sarkozi.

Ministri është një përdorues i rregullt i teknologjisë dhe shpesh preferon që ti drejtohet publikut me anë të blogjeve.

Vetëm pak minuta më vonë, Beson në përpjekje për të mbuluar gafën e bërë, pastoi një mesazh të thjeshtë dhe të shkurtër “Lol” ( shkurtim në anglisht, qesh fort). Pas kësaj ai fshiu menjëherë mesazhin, por shumë prej ndjekësve të tij tashmë e kishin ripublikuar atë.

Në vitin 2009 ministri është divorcuar nga gruaja e tij dhe është martuar me të dashurën e re, vetëm 24- vjeçare. Pas divorcit ish gruaja e tij iu kundërvu duke bërë publike shumë pjesë të sjelljes së tij nëpërmjet një librit të botuar nën titullin, “Luftë Guerrile; Një udhëzues për gratë”

© Panorama.al

Te lidhura