
Shqipëri tejet e paorganizuar, pa personalitet dhe e pafuqishme për të vënë sadopak në vështirësi Francën e Lorent Blank. Ashtu siç parashikohej, humbim sërish dhe këtë herë jo vetëm në rezultat por edhe në lojë. Mbrojtja, një katastrofë e vërtetë, mesfusha nuk kishte asnjë lidhje si me parapavijën dhe me repartin ofensiv, ndërsa Salihi në pjesën më të madhe mbeti i vetëm mes mbrojtësve gjigandë të Francës. E vetmja gjë pozitive, në një mbrëmje të shndërruar totallisht në një senacë stërvitore nga vendësit ishte fakti se të paktën në fushën e lojës u panë edhe tre lojtarë të rinj, që për nga mënyra sesi luajtën treguan se Shqipëria duhet të kthejë menjëherë sytë nga ata. Roshi bëri sa para mbrapa jo vetëm sulmuesin por edhe mbrojtësin, kjo edhe në mungesë të një Vangjeli totalisht jashtë forme. Januzi dhe Sabjen Lilaj, të aktivizuar në pjesën e dytë, edhe pse patën pak topa në dispozicion, treguan se vlejnë për këtë skuadër.
Ndeshja – Trajneri Kuzhe hodhi në fushë një skuadër me shumë ndryshime kjo edhe për shkak të mungesave të shumta prej dëmtimeve dhe pezullimeve për kartonë. Por më shumë se këto mungesa Shqipërisë i mungoi loja e “senatorëve”, pjesa më e madhe e të cilëve dështuan që në nisje. Cana humbi shumë topa në zonë, Dallku gaboi të pagabueshmen, që në pozicionim, Klodian Duro edhe pse u mundua që të qarkullonte disi topin ishte i pasaktë. Gilman Lika nuk u pa për minuta të tëra, ndaj për pasojë Franca e pati mjaft të thjeshtë që të shkonte deri te porta e mbrojtur nga Ujkani. Në minutën e 11-të, një gabim i Vangjelit, i cili mbajti më shumë se ç’duhej topin bëri që Remi të krosonte në zonë dhe aty një tjetër gafë, këtë herë e Dallkut, i cili harroi fare se nga prapa kishte Malaudanë i dha golin e parë francezëve. Shqipëria është tejet e shushatur dhe i vetmi që mundohet të nxjerrë skuadrën nga gjysmëfusha jonë është Roshi dhe Hyka. Gjithsesi Franca është më e organizuar dhe falë edhe individualiteteve dominon totalisht lojën. Në minutën e 38-të Samir Nasri shmang njëri-pas tjetrit tre lojtarë kuqezinj dhe lëshon një asist për Remi, i cili gjendet çuditërisht i vetëm përballë portierit tonë, gjuan duke dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të Roshit nga distanca, që pritet lehtësisht nga Loris.
Gabimet – Edhe fraksioni i dytë i lojës është pak a shumë njëlloj. Madje Franca ndihet shumë herë më e lirshme, aq sa i lejon vetes që edhe të mos shikojë shumë nga porta jonë, por thjesht të administrojë lojën. Gjithsesi sulmuesi i tyre kryesor Gomis tenton tre herë për të shënuar, por nuk arrin që të shënojë. Atë që nuk e bën sulmuesi e realizon mbrojtësi Revejer, i cili kalon bukur nga pas krahëve të Muzakës dhe i vetëm përballë Ujkanit shënon golin e tretë duke mbyllur përfundimisht ndeshjen. Minutat në vazhdim u kthyen në një strëvitore për vendësit që nuk po kërkonin më që të shënonin, duke luajtur më së shumti në mefsushë.
Francë-Shqipëri 3-0
Shënues: Malouda 11′, Remi 38′, Revejer 66′
Kartonë të verdhë: Remi 52′, Rami 75′, Debushi 90’/ Cana 35′, Vangjeli 49′, Duro 60′, Lila 71′
Gjyqtarë: Mikael Kukulakis/ D.Saraidaris dhe L.Vasileiadis (GRE)
Franca: Loris, Debushi, Rami, Kabul, Evra, Kabaje (Martin 47′), M’Vila, Nasri, Malouda, Remi, Gomis (Sise 80′). Trajner: Lorent Blank
Shqipëria: Ujkani, Dallku, Cana, Lila, Vangjeli, K.Duro, G.Lika (S.Lilaj 82′), Hyka (Bakaj 63′), Muzaka (Januzi 74′), Roshi, Salihi.
Trajner: Josip Kuzhe
Josip Kuzhe
“Humbëm një ndeshje që erdhi më së shumti prej gabimeve individuale të lojtarëve tanë. Në tërësi bëmë disa gabime gjatë ndeshjes, por unë pashë edhe gjëra të mira në skuadër. Normalisht, përballë kishim një ekip si Franca, që nuk të fal nëse i lë hapësira. Jam i kënaqur nga të rinjtë, sidomos nga Roshi. Ai lëvizi mirë në fushë, por duhet të përmirësohet akoma në fazën ofensive. Lojtarët e rinj ishin ana pozitive e kësaj ndeshje dhe unë jam i kënaqur me performancën e tyre”.
Lorent Blank
“Ishte një fitore e rëndësishme për ne pasi tani do ta kemi më të thjeshtë për të admnistruar avantazhin ndaj Bosnjës. Nuk kemi presion dhe kjo është pozitive për të shkuar në Europian. Mendoj se skuadra bëri atë që i kërkova dhe gjykoj se kjo është një nga ato fitore që duhet vlerësuar për nga koha në të cilën u realizua. Shënuan shumë shpejt dhe e patëm më të lehtë për të administruar rezultatin. Jam i kënaqur nga loja e skuadrës”.
Grupi D
Renditja & ndeshjet
Rumani-Shqipëri 1-1
Shqipëri-Luksemburg 1-0
Shqipëri-Bosnjë 1-1
Bjellorusi-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Bjellorusi 1-0
Bosnjë-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Francë 1-2
Luksemburg-Shqipëri 2-1
Mbrëmë
Francë-Shqipëri 3-0
Rumani-Bjellorusi 2-2
Bosnjë-Luksemburg 5-0
Të martën
Francë-Bosnjë
Shqipëri-Rumani
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H P Franca 9 6 2 1 20
Bosnja 9 6 1 2 19
Rumania 9 3 4 2 13
Bjellorusi 10 3 4 3 13
Shqipëria 9 2 2 5 8
Luksemburg 10 1 1 8 4
euro 2012
GRUPI A
Azerbajxhan-Austri 1-4
Shënues: Nadirov 74’/ Ivanshitz 34′, Janko 52′, 62′, Junuzoviç 90′
Turqi-Gjermani 1-3
Shënues: Balta 79’/ Gomez 35′, Myler 66′, Shvainstaiger 86′ (p)
Belgjikë-Kazakistan 4-1
Shënues: Simons 40′ (p), Hazard 43′, Kompani 49′, Ogunjimi 84’/ Nurdauletov 86′ (p)
GRUPI B
Armeni-Maqedoni 4-1
Shënues: Piceli 28′, Mkitarjan 34′, Gazarjan 69′, Sarkisov 90’/ Sikov 86′
Sllovaki-Rusi 0-1
Shënues: Dzagoev 71′
Andora-Irlandë 0-2
Shënues: Dojle 8′ MekGedi 20′
GRUPI C
Ir. Veriut-Estoni 1-2
Shënues: Davis 22’/ Vasiljev 77′ (p), 84′
Serbi-Itali 1-1
Shënues: Ivanoviç 26’/ Markizio 1′
GRUPI E
Finlandë-Suedi 1-2
Shënues: Toivio 73’/ S.Larson 8′, M.Olson 52′
Holandë-Moldavi 1-0
Shënues: Huntelar 40′
GRUPI F
Letoni-Maltë 2-0
Shënues: Visnakovs 33′, Rudnevs 83′
Greqi-Kroaci 2-0
Shënues: Samaras 71′, Gekas 79′
GRUPI G
Uells-Zvicër 2-0
Shënues: Ramsej 60′ (p), Bejl 72′
Mal i Zi-Angli 2-2
Shënues: Zverotiç 45′, Delibasiç 90’/ Joung 11′, Bent 31′
GRUPI H
Qipro-Danimarkë 1-4
Shënues: Avram 45’/ Jakobsen 7′, Romedahl 11′, 22′, Kron-Deli 20′
Portugali-Islandë 3-2
Shënues: Nani 13′, 21′, Postiga 45’/ Jonason 48′, 68′
GRUPI I
Çeki-Spanjë 0-2
Shënues: Mata 6′, Alonso 23′
Sot
19:30 Litenshtejn-Skoci
LEONARD KARAJ
© Panorama.al











