Fotot nga Paparaci/ Sara Mila shfaqet në Parlament me linja të përmirësuara

Dec 7, 2025 | 20:14

Deputetja më e votuar e qarkut të Elbasanit, Sara Mile, në ditën e parë të Kuvendit ka vendosur dhe një shall në qafë, për të cilin është shprehur se simbolizon të gjithë baltën dhe paragjykimet që opozita ka hedhur mbi të gjatë gjithë kësaj kohe.

sara mila

Ndër të tjera, ajo thotë se tashmë do të tregojë veten e saj dhe se opozita duhet t’i kërkojë falje për të gjitha të thënat nga ana e tyre në fushatë. Por edhe për Sarën, rutina e re në postin si deputete tashmë ka nisur, duke lënë pas si zhurmën e fushatës, ashtu edhe simbolikën e përdorur.

sara mila1

Këtë herë ka qenë paparaci ynë që e ka fotografuar deputeten e Partisë Socialiste, teksa ka mbërritur në Parlament. Nuk kishim sesi të mos vinim re se deputetja vjen me linja të përmirësuara. Mesa duket, angazhimet e shumta politikë, por edhe pak regjim ka sjellë një tjetër imazh të saj, që duhet thënë është goxha më mirë se javët e para të Parlamentit. Jemi të sigurt që në javët në vijim, do të vazhdojmë ta shikojmë deputeten e re edhe më të përmirësuar.

sara mila 2

© Panorama.al

Te lidhura