FOTOT/ Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’! “Ford”-i shpërthen në flakë, u ça tubi i gazit dhe…

Nov 22, 2025 | 16:38

Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme (22 nëntor) në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë.

aksidenti lushnje1

Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë.

makina2

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.

aksident lushnje2

Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë.

zjarrfikesi

Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

makina flake

Nuk ka të lënduar nga të dy mjetet. Policia Rrugore ndërkohë po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.

aksidenti lushnje

Sipas zjarrfikësve, mjeti tip ‘Ford’, nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.

makina3

Po punohet edhe për pastrimin e autostradës.

makina5

trafiku lushnje

© Panorama.al

Te lidhura