FOTOLAJM/ Viti i Ri mbërrin në vendet aziatike! Tajlanda, Kamboxhia dhe Vietnami mirëpresin 2026-ën me spektakël fishekzjarrësh dhe shfaqje me dronë

Dec 31, 2025 | 20:30

Viti i Ri 2026 ka “trokitur” edhe në vendet aziatike si Indonezi, Vietnam, Kamboxhia, Laos dhe Mongoli.

lcimg-20bcf5db-cf74-4724-b129-797a452e4d2b

Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës, feston gjithashtu Vitin e Ri të tij, të njohur si Songkran, në muajin prill, kur Dielli kalon në yjësinë e Dashit, shenja e parë e Zodiakut, që shënon tradicionalisht fillimin e vitit të ri.

lcimg-ade04cc7-2a76-4ff9-8c92-003a5df523a2

Në mënyrë të ngjashme, Vietnami feston Vitin e Ri Hënor në shkurt, ku çdo vit përfaqësohet nga një kafshë e zodiakut, e cila këtë herë është kali. Ky vend i Azisë Juglindore feston gjithashtu Vitin e Ri tradicional në prill, përmes një festivali pesëditor.

Krahas fishekzjarrëve, shfaqjet me dronë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në festimet e natës së Vitit të Ri në mbarë botën.

lcimg-7a7a2e39-c8f7-4073-a11f-83776ddf92ce

Në Korenë e Jugut, më herët, një mesazh spektakolar “Gëzuar Vitin e Ri” u shkrua në qiell mbi qytetin Busan.

Ndërkohë, Pakistani ka hyrë në vitin 2026, së bashku me vende si Maldivet, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Kazakistani.

lcimg-99b56b8b-c352-42ca-8e3d-b01ba5b7524d lcimg-87c2a225-13bb-4c60-8109-7f4c2fee2277 lcimg-38a33467-9703-4bf5-9320-a6d610c3ef47

© Panorama.al

Te lidhura