FOTOLAJM/ Seuli “vishet” me të bardha! Kryeqyteti i Koresë së Jugut thyen rekordin e shekullit të kaluar

Nov 27, 2024 | 20:26

Kryeqyteti i Koresë së Jugut është mbuluar nën “petkun e bardhë” të dëborës.

Bore ne Seul

Siç raporton BBC, në Seul janë regjistruar këtë nëntor reshjet më të mëdha të dëborës në shekullin e fundit, që prej vitit 1907.

Trashësia e dëborës në kryeqytetin e Koresë së Jugut arriti deri në 16 cm, duke kaluar në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm të qytetit prej 12.4 cm nga nëntori i vitit 1972.

seuli 2

seuli 1

Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan anulime të fluturimeve dhe rrugë të bllokuara nga ngrica, që për pasojë sollën vonesa në transportin publik.

seuli 3

Të paktën një person raportohet të ketë vdekur në një aksident rrugor, që dyshohet të jetë shkaktuar nga moti i keq, raportojnë mediat lokale.

seuli 4

seuli 5

seuli 6

© Panorama.al

Te lidhura