FOTOLAJM/ “Prova e parajsës në tokë!”- Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e vajzës së tyre Geraldinë, urimet për të bijën në rrjetet sociale

Oct 24, 2025 | 17:37

As ditëlindja e vajzës nuk bëri dot bashkë Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia, të cilët i dhanë fund martesës mes tyre këtë vit.

elia zaharia geraldina ditelindja (1)

Vajza e tyre Geraldina festoi 5-vjetorin e lindjes, por jo me nenën dhe babin  e saj prezent në këtë ditë të shënuar për të.

Vetë ish-çifti mbretëror ka zbuluar se ata nuk e kanë festuar së bashku ditëlindjen e së bijës, pasi e kanë uruar të voglën e tyre në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe foto.

elia zaharia geraldina ditelindja (7)

Elia ka ndarë momente nga festa e ditëlindjes ku shihet se të pranishëm janë vetëm familja e saj, ndërsa Leka ka publikuar foto vetëm me të bijën.

“Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin”, ka shkruar aktorja krahas fotove, ndërsa shton: “Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë”.

elia zaharia geraldina ditelindja (2)

“Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës. E shoh tek rritet dhe ndjej lumturi e melankoli…sa shpejt kalon koha! Do doja që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë një përjetësi! Uroj me shpirt që Zoti ta bekojë me shëndet, jetë të gjatë dhe plot dashuri! Uroj të rritet me vlera, me urtësi dhe mirënjohje. Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë”, ka shkruar Elia në postimin e saj në rrjetet sociale.

elia zaharia geraldina ditelindja (5)

Ndërkohë, edhe Princ Leka ka publikuar foto më të bijën, për të cilën është shprehur “”ë sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë”.

princ leka geraldina vajza (1)

“E mira ime Geraldinë. Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë. Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë.

Të ecësh gjithmonë me zemrën plot guxim dhe me shpirtin plot ëndrra. Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël! Me gjithë dashurinë time, Babi yt”, ka shkruar Leka.

princ leka geraldina vajza (5) princ leka geraldina vajza (4) princ leka geraldina vajza (3) princ leka geraldina vajza (2) elia zaharia geraldina ditelindja (6) elia zaharia geraldina ditelindja (4) elia zaharia geraldina ditelindja (3)

© Panorama.al

Te lidhura