FOTOLAJM/ “Fuqia e grave”- Sydney Sweeney shkëlqen në tapetin e kuq, aktorja shfaqet e veshur me një fustan transparent dhe pa reçipeta

Oct 30, 2025 | 19:06

Pas një paraqitjeje guximtare në tapetin e kuq, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe blicat e fotografëve, Sydney Sweeney bëri një postim në rrjetet sociale ku theksoi fuqinë e grave.

Sydney Sweeney (6)

Aktualisht 29-vjeç, aktorja mori pjesë në edicionin e këtij viti të “Variety Power of Women: Los Angeles” ku kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi, nga i cili dukeshin disa pjesë të trupit të saj, përfshirë dhe bustin.

Sydney Sweeney (10)

 

Disa orë më vonë, Sweeney publikoi në Instagram video dhe foto nga paraqitja e saj mbresëlënëse, duke i shoqëruar me mesazhin: “Fuqia e grave”.

Sydney Sweeney (3)

Momente nga prezenca e saj ndau gjithashtu në Instagram edhe aktorja e shpërblyer me Oscar, Jamie Lee Curtis, e cila ishte gjithashtu e ftuar në event.

Në fotot, Sweeney shfaqet duke pozuar me Curtis, por edhe me Sharon Stone, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë të mbushur me shkëlqim dhe elegancë.

Sydney Sweeney (11) Sydney Sweeney (10) Sydney Sweeney (8) Sydney Sweeney (7) Sydney Sweeney (5) Sydney Sweeney (4) the power of women ✨ (7)

© Panorama.al

Te lidhura