FOTOLAJM/ Bebe Rexha provokon me pozat “hot” nga jahti luksoz, mesazhi i saj bën xhiron e rrjetit: Po prisja një “daddy”, por kuptova se…

Jul 24, 2026 | 16:19

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të ri në rrjetet sociale.

Bebe Rexha (6)

Artistja ka publikuar një fotografi provokuese me bikini, të realizuar në një jaht luksoz, ku shfaqet duke ekspozuar linjat e saj trupore.

Krahas fotos, artistja ka ndarë edhe një mesazh me nota humori, i cili është komentuar gjerësisht nga fansat.

Bebe Rexha (9)

“Prisja që një ‘daddy’ të më çonte në një jaht, pastaj e kuptova… unë jam vetë ‘daddy’”, ka shkruar ajo.

Me këtë deklaratë, këngëtarja lë të kuptohet se suksesin dhe stilin e jetesës që gëzon sot i ka arritur falë punës dhe përkushtimit të saj, pa pasur nevojë të mbështetet te dikush tjetër.

Bebe Rexha (1) Bebe Rexha (3) Bebe Rexha (8) Bebe Rexha (2) Bebe Rexha (7) bebe rexha 1 Bebe Rexha (4) Bebe Rexha (5)

© Panorama.al

Te lidhura