TIRANE- Kryetari i LSI-se, Ilir Meta ka reaguar sot per publikimet e fundit ne media lidhur me takimin e tij ministrin e jashtëm italian, Franko Fratini.
Permes nje deklarate per mediat, Meta ka sqaruar pozicionin e tij, duke theksuar se fotoja e paraqitur eshte shkrepur gjate konferences per shtyp me Fratinin dhe nuk ka lidhje me asnje takim zyrtar apo institucional.
“Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës “L’Avanti””, thuhet ne deklarate.











