FOTO/ Zhdukja e 700 mijë eurove nga dega e Postës Shqiptare Durrës, Gjykata jep masat për ish-drejtoreshën, shefen e Financës dhe arkëtaren!

Jul 18, 2026 | 11:51

Gjykata e Durrësit po mban sot seancën për dhënien e masës së sigurisë për ish-drejtoreshën, shefen e financës dhe arkëtaren e filialit të Postës Shqiptare, të cilat u arrestuan tre ditë më parë pasi nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

durres masa

Elisabeta Mataj (foto poshtë), e cila u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana janë arrestuar nga policia pas denoncimit dhe hetimeve që nisën për abuzim me miliona lekë me fondet e institucionit.

masa durres

Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

elisabeta mataj posta

Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

gjykata masa

Prokuror i çështjes është Gazmend Frëngu, ndërsa gjyqtar Xhevdet Lika.

gjykata durres1

gjykata durres

© Panorama.al

Te lidhura