Thellohet tragjedia në Venezuelë, numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme tejkalon 5 mijë persona!

Jul 18, 2026 | 11:36

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që tronditën Venezuelën më 24 qershor ka tejkaluar 5,000, sipas një bilanci të ri të publikuar nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez.

venezuele

Konkretisht, sipas përditësimit, të paktën 5,069 persona kanë vdekur, 16,740 janë plagosur dhe 17,907 kanë mbetur pa strehë.

Numri i mëparshëm zyrtar i të vdekurve ishte 4,930.

Autoritetet kanë hezituar të japin një numër të personave të zhdukur. Në 24 orët e para pas tërmeteve vdekjeprurëse, OKB-ja vlerësoi se 50,000 njerëz rezultojnë të zhdukur.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën vendin 39 sekonda larg njëri-tjetrit dhe shkaktuan shkatërrime masive në Venezuelën veriore, në kryeqytetin Karakas dhe rrethinat e tij, si dhe në shtetin fqinj La Huira, ku mijëra viktima të tërmetit po jetojnë në kampe të improvizuara.

© Panorama.al

Te lidhura