FOTO/ Pesë “shtëpi bari” dhe parcela të mbjella me hashash, 2 të arrestuar në Lezhë! Nën procedim edhe 4 punonjës të OSHEE, ja çfarë u sekuestrua

Jul 15, 2026 | 10:40

Një seri me ‘shtëpi bari’ janë zbuluar në qarkun e Lezhës gjatë një operacioni të madh policor.

lezhe shtepo bari

Aksioni i koduar “Lightning” ditën e sotme çoi në goditjen e 5 ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në fshatin Velë.

Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar në flagrancë 2 persona dhe ka asgjësuar 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

shtpei bari lezhe

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas disa javësh hetime dhe informacionesh operative për kultivim të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

i arrestuari lezhe

“Në pranga ranë shtetasit M. F., 39 vjeç, pronari i banesës në fshatin Velë, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Gjatë kontrollit në banesën e përshtatur për kultivimin e kanabisit, uniformat blu gjetën një ambient ku ishin kultivuar 119 bimë narkotike me anë të llambave dhe pajisjeve të posaçme, të cilat furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme”, thanë burime zyrtare.

shtepi bari lezhe1

Dy ambiente të tjera në të njëjtën banesë ishin përgatitur për të njëjtin aktivitet kriminal. Ndërkohë, në afërsi të banesës u zbuluan edhe dy parcela ku ishin kultivuar 55 bimë të tjera Cannabis Sativa.

policet aksion shtepi bari

Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë gjahu, pajisje elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike, një sasi lënde e dyshuar narkotike, një automjet dhe 18 celularë.

policia aksioni lezhe

Policia bëri të ditur gjithashtu se gjatë kontrolleve në banesën e 27-vjeçarit u gjetën edhe 16 celularë, për të cilët vijojnë hetimet për të përcaktuar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit.

shtepi bari2

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht edhe 4 punonjës të OSHEE-së, me detyra shef grupi, lexues dhe elektricistë. Ata akuzohen për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “korrupsioni pasiv”.

lezhe arrestim droga

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

droga lezhe 1

droga lezhe

arma lezhe

© Panorama.al

Te lidhura