FOTO/ Momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Jan 13, 2026 | 15:13

Panorama Online ka siguruar foton nga kamera e sigurisë teksa i paraburgosur Altin Ndoci arratiset nga spitali Infektivi i Durrësit ku kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

1`

Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi i bardhë. Makina është larguar në drejtim të Spitallës. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi grushtoi rojën efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.

I paraburgosuri kishte kërkuar për të shkuar në tualet, më pas kishe goditur policin. Ky i fundit pas daljes së Ndocit me vrap shkoi pas tij por nuk e arriti dot pasi ishte më i shpejtë

© Panorama.al

Te lidhura