FOTO/ Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Ja çfarë u gjet pas kontrollit

Jun 18, 2026 | 13:43

Policia e Kurbinit njoftoi sot (18 qershor) se goditi një tjetër rast të kultivimit të kanabisit.

kurbin

Aksioni u krye në fshatin Fushë Gjormë, kurse pranga ka rënë një persona dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Fushë Gjormë, u gjetën 1820 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

kurbin kanabis

”Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti. Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut”, thanë burime zyrtare.

kurbin arrestim

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

kurbin2

© Panorama.al

Te lidhura