Nga ndarja me Orlando Bloom te romanca me ish kryeministrin kanadez, rrëfehet Katy Parry: Viti i kaluar ishte i vështirë, ndihem e zemëruar! Dashuria e re më transformoi

Jun 18, 2026 | 13:41

Viti 2025 ka qenë një vit i vështirë për Katy Perry-n, dhe këngëtarja me famë botërore thotë se ka të drejtë të jetë e zemëruar për këtë.

katy-perry

Ylli i popit e përshkroi vitin 2025 si një kohë veçanërisht të vështirë, gjatë së cilës jeta e saj personale dhe profesionale u vunë në provë, pasi albumi i nuk shkoi aq mirë sa donte, ndërsa u përball edhe me ndarjen nga Orlando Bloom.

Siç e shpjegoi në podkastin “Unfamous”, për herë të parë ajo e lejoi veten të ndjente dhe të shprehte zemërimin që e kishte shtypur për vite me radhë.

Katy Perry Doesn't Think Jelly Roll Should Replace Her on Idol

“Viti i kaluar ka qenë mjaft i vështirë. Nuk i dhashë kurrë vetes leje të zemërohesha për gjëra që duhet të më kishin zemëruar”, tha ajo, duke theksuar se tani i përballon emocionet e saj më me vetëdije.

“Ajo që bëra ishte t’i shtypja ato, por duhet të zemërohem. Kam të drejtë të zemërohem, edhe për pak kohë. Në vend që të bija në ‘oh, çfarë kam’, thjesht thashë ‘më lejoni ta ndiej këtë dhimbje’. Më lejoni ta ndiej këtë dhimbje, më lejoni ta ndiej këtë zemërim dhe më lejoni të ec përpara, më lejoni të mësoj nga kjo.”, shtoi artistja. 

Këngëtarja 41-vjeçare filloi të dilte me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau në vitin 2025, pas ndarjes së saj nga Orlando Bloom. Duke folur për këtë, ylli i muzikës tha se dashuria e re e ka transformuar.

“Mendoni se kur The Beatles thonë, ‘E tëra çfarë ju nevojitet është dashuria’, është klishe? Klishetë janë klishe për një arsye… është sikur nuk e dini derisa të keni fëmijën tuaj sa e bukur është ajo përvojë dhe si ju transformon.”

Katy Perry and Justin Trudeau Make Red Carpet Debut at Tribeca Festival

Katy Perry to perform at the F1 after-race concerts - Discover / dscvr.ae

Katy Perry and Justin Trudeau Are Loved Up Online – Again - Chatelaine

© Panorama.al

Te lidhura