Aksidentohet autobusi me nxënës ekskursionistë në qendër të Elbasanit, përplaset me një tjetër makinë! Panik te fëmijët, raportohet se…

Jun 18, 2026 | 13:38

Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.

autobusi

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër që po qarkullonte në të njëjtën zonë.

Përplasja shkaktoi momente paniku tek nxënësit dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa kalimtarë të rastit u afruan menjëherë për të ndihmuar. Fatmirësisht, pavarësisht frikës dhe tensionit të krijuar, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa nxënësit janë larguar të sigurt dhe pa probleme shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura