FOTO/ Kryeministri Rama surprizon Giorgia Melonin për ditëlindje, ja çfarë i dhuroi homologes së tij gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Jan 15, 2025 | 10:26

Kryeministri Edi Rama, ka surprizuar homologen e tij të Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Rama meloni

Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot, 15 janar, 48-vjetorin.

Siç shihet edhe në pamje, Rama i ka dhuruar homologes së tij një shall dhe më pas ja vendosur në kokë.

meloni rama dhurata shall (1)

Rama shpjegoi se shalli është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar.

Në një video të postuar nga Corriere Della Sera, Rama me humor shprehet se i kishte kërkuar gazetarëve italianë që t’i këndonin këngën e urimit për ditëlindjen e saj; “Duke qenë se ju duan shumë”.

Ndërkohë që Meloni i thotë: “Edhe ty të duan apo jo?!”
Më tej me humor Rama thekson se: “Gazetarët shprehen se je  pak e mërzitur me ata.”

Ndërsa, Meloni replikon menjëherë: “Si jam e mërzitur me ata, unë sapo kam kaluar tre orë bashkë me gazetarët në konferencë për shtypi”.

Rama ka vijuar batutën me gazetarët: “Ju jeni këtu për të kënduar këngën?” !. Ndërkaq Meloni shprehet: Mos m’i vër në siklet!

meloni rama dhurata shall (3) meloni rama dhurata shall (2)

© Panorama.al

Te lidhura