FOTO/ I përfshirë në trafikun e kokainës, shqiptari arrestohet për herë të dytë! Dënimi i konvertohet në dëbim të menjëhershëm, kthehet me avion drejt Tiranës

Nov 11, 2025 | 19:26

Një shqiptar është arrestuar teksa ishte përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në Itali.

qeni antidroge

Aksioni u krye nga Guardia di Financa e Pesaro dhe Urbino, pranë fushës së regbit dhe Parkut Scarpellini, në pjesën jugore të qytetit.

Fillimisht agjentët kapën një vendas që sapo kishte blerë drogë dhe më pas gjurmimet çuan tek shqiptari, i cili ndodhej në një makinë aty pranë në atë kohë. Ai u duk nervoz kur panë oficerët dhe u përpoq, më kot, të largohej me makinë.

Kontrolli, i kryer me ndihmën e qenit antidrogë “Alex”, çoi në zbulimin nën sedilen e shoferit, në një dhomëz të fshehtë, të 9 pakove me drogë, me peshë 11.3 gramë, si dhe 830 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.

Shqiptari kishte precedentë të mëparshëm në shpërndarjen e drogës në vendin fqinj dhe ky ishte arrestimi i tij i dytë.

itali droge euro

Gjatë seancës së shkurtuar dëgjimore, Gjykata e Pesaros, përveç lënies në fuqi të arrestit, vendosi gjithashtu, me kërkesë të palëve, një dënim me një vit e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 4000 eurosh, informon media italiane.

Ky dënim u zëvendësua me një dëbim pesëvjeçar nga Italia, i cili u krye menjëherë me depërtimin e tij drejt Tiranës, me avionin e radhës.

© Panorama.al

Te lidhura