FOTO- Fatmir Hysenbelliu takon ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau në Forumin e Davosit

Jan 21, 2026 | 11:59

Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu ka zhvilluar një tjetër takim të rëndësishëm gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

fatmir hysenbelliu
Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

Këtë herë, Hysenbelliu ka zhvilluar një takim të përzemërt me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, takim që vjen vetëm një ditë pas atij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit me Trudeau pati një shkëmbim mendimesh mbi sfidat e bashkëpunimit mes aktorëve privatë dhe aktorëve institucionalë në një kontekst të gjerë.

Në Forumin e Davosit ku Hysenbelliu merr pjesë, liderë politikë dhe përfaqësues të biznesit nga e gjithë bota po diskutojnë sfidat globale, ekonominë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

fatmir hysenbelliu trudau
Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

Një ditë më parë, gjatë qëndrimit në Davos, Hysenbelliu takoi edhe  Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Prania dhe takimet e Hysenbelliut në Davos konfirmojnë angazhimin e tij në rrjete të rëndësishme ndërkombëtare, interesin për dialog me aktorë kyç politikë e ekonomikë dhe rolin aktiv të biznesmenit shqiptar në ndërtimin e kontakteve strategjike.

© Panorama.al

Te lidhura