Elayna Black vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të mundjes profesionale, jo vetëm për paraqitjet e saj në ring, por edhe për aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Ylli 25-vjeçar i mundjes, e cila më parë ishte pjesë e platformës për të rritur “OnlyFans”, vendosi të largohej prej saj për t’u fokusuar sërish te karriera sportive dhe rikthimi në ring.
Megjithatë, Elayna nuk ka hequr dorë nga vëmendja e fansave. Gjatë ditëve të fundit, ajo ka publikuar disa fotografi verore me bikini, të cilat kanë marrë mijëra reagime dhe komente nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Fansat kanë vlerësuar paraqitjen e saj, ndërsa postimet e fundit kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen te ylli amerikan i mundjes, e cila po ndërton një kapitull të ri në karrierën e saj profesionale.
Përveç jetës në ring, Elayna Black është përfolur edhe për jetën private. Ajo ka bërë të ditur më herët se është në një lidhje me mundësin KC Navarro. Dyshja, sipas raportimeve, ishin njohur prej vitesh, por kishin humbur kontaktin për rreth 7 vite përpara se të afroheshin sërish.
Sot, Elayna mbetet një nga emrat më të ndjekur të brezit të ri të mundësve femra, duke kombinuar suksesin sportiv me një prezencë të fortë në rrjetet sociale.
© Panorama.al
















