Foto ekskluzive/ Vangjeli pranë rikthimit te Skënderbeu, gati firma

Aug 31, 2016 | 12:20

Mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli mund të konsiderohet tashmë një futbollist i Skënderbeut për sezonin e ri. Futbollisti është takuar ditën e sotme në një nga lokalet e qytetit të Korçës me drejtuesit e klubit, presidentin Takaj dhe trajnerin Agostineli.

vangjeli

Foto e siguruar nga Panorama Sport vërteton takimin mes palëve, të cilët mësohet se janë takuar për të mbyllur detajet e marrëveshjes, para hedhjes së firmës zyrtare në kontratë.

Vangjeli ishte pjesë e Skënderbeut sezonin e shkuar, por në fillim të verës u largua drejt kampionëve të Rumanisë, Astra. Aventura me këta të fundit zgjati vetëm 2 muaj, pasi klubi rumun falimentoi, duke bërë që mbrojtësi i djathtë të prishë kontratën.

Ky përforcim zgjidh edhe problemin e krahut të djathtë të mbrojtjes korçare, duke qënë se në atë pozicion është vetëm Idrizaj. Afrimi i Vangjelit mbyll edhe merkaton verore të Skënderbeut.

© Panorama.al

Te lidhura