FOTO/ Argita Malltezi i bashkohet protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë

Dec 15, 2025 | 18:44

Në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ka marrë pjesë këtë herë edhe vajza kreut të PD-së, Argita Malltezi.

argita berisha malltezi

Ajo u shfaq mes militantëve që iu bashkuan Berishës dhe demokratëve të tjerë, të cilët po protestojnë prej disa javësh tashmë, para zyrës së kreut të qeverisë.

PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve korruptive dhe marrjes së pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe në Tiranë.

Kjo është protesta e pestë që bëhet para Kryeministrisë, me pretendimin që Berisha kërkon që të rrëzojë qeverinë.

© Panorama.al

Te lidhura