FOTO/ Alarmi në qelitë ku vuan dënimin shqiptari Klodian Lekocaj, kjo është arma që u gjet në oborrin e pavijonit të 5-të

Oct 28, 2025 | 19:57

Një alarm u dha të hënën më 27 tetor në burgun e Korydallos në Greqi, pasi u zbulua një pistoletë dhe tetë plumba të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të.

burg-grek

Në institucion u regjistrua menjëherë një mobilizim i madh, pasi në këtë pavijon mbahen disa nga kriminelët më të njohur të vendit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”.

Sipas “Protothema”, Klodian Lekocaj rezulton se vuan dënimin në qelitë të cilat kanë dalje në të njëjtin oborr ku u gjet arma.

Në pavijonin e 5-të ndodhen gjithashtu të burgosur turq që dyshohet se janë përfshirë në vrasje, gjë që ka shtuar shqetësimin e autoriteteve për mundësinë e përdorimit të armës dhe për personin që mund ta ketë fshehur atë.

Pistoleta e gjetur është e markës Pietro Beretta – Gardone V.T. Cal 7.65-PAT, dhe hetimet për mënyrën se si ajo përfundoi në oborrin e burgut janë ende në zhvillim.

Klodian Lekocaj arma burgu grek

LEXO EDHE: Alarm në qelitë ku vuan dënimin udhëheqësi shqiptar i “mafies së burgjeve” Klodian Lekocaj, gjendet armë zjarri dhe plumba në oborrin e pavijonit

© Panorama.al

Te lidhura