Foshnja gjendet nga shoferi duke u zvarritur në rrugë, shoqërohej nga i vëllai 2-vjeçar! Arrestohet babai shqiptar dhe gruaja e tij

Sep 5, 2025 | 8:41

Policia në Selanik ka arrestuar një çift pasi dy fëmijët e tyre u gjetën nga një shofer duke ecur në rrugë.

femije

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë një burrë nga Shqipëria dhe një grua nga Bullgaria.

Arrestimi i çiftit, sipas ELAS, ndodhi kur dy fëmijët e tyre të mitur, 1 dhe 2 vjeç, u vunë re nga një shofer që po kalonte nëpër zonën Charilaou, duke ecur në rrugë.

Dyshohet se të dy fëmijët i shpëtuan vëmendjes së prindërve dhe u larguan nga shtëpia. Ata nisën të ecnin në rrugë, pa e kuptuar rrezikun.

© Panorama.al

Te lidhura