“Forcim i lehtë në kursin e këmbimit”, Sejko: Gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës valutore

Feb 5, 2025 | 16:26

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, foli sot për kursin e këmbimit valutor në vendin tonë.

Screenshot_2

Ai tha se Banka e Shqipërisë ka vënë re se ka patur një forcim të lehtë të kursit të këmbimit.

Teksa theksoi se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve të qeverisë shqiptare ne tregun valutor, Sejko tha gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës valutore si edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Sejko: Patëm një forcim të lehtë në kursin e këmbimit dhe sigurisht kursi mbiçmohet  ose nënçmohet sipas kërkesës në treg.

Ditët  e fundit këtu mund të ketë ndikuar edhe rritja e shpenzimeve të qeverisë shqiptare në tregun valutor. Por sigurisht ka një korrektim. Kursi i këmbimit e kemi theksuar vazhdimisht është si pasojë e kërkesës dhe ofertës. Pa bërë analizë të mëtejshme në kursin e këmbimit unë do thoja që Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor sipas kërkesave ligjore dhe rregullatorë.

Vetëm gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës  valutore dhe gjithashtu për ndërhyrje të kursit të këmbimit për të stabilizuar kursin e këmbimit. Është bërë për objektiv të formës së inflacionit pra stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit është i paparashikueshëm dhe BSH  do monitorojë me kujdes tregun.

© Panorama.al

Te lidhura