Flamurtari/ Largohen 4 titullarë, Gjika: S’i paguajmë dot

Jul 19, 2011 | 11:23

Flamurtari largon katër futbollistë titullarë duke bërë kështu një revolucion në skuadër. Konfirmohet se nga kuqezinjtë janë larguar Julian Ahmataj, Daniel Xhafaj, Sebino Plaku dhe Bledar devolli. Lajmi konfirmohet dhe nga vetë presidenti i klubit, Shpëtim Gjika. “Po i kemi larguar pasi nuk kemi financa të mjaftueshme për t’i paguar këta lojtarë. Nuk u kam asnjë borxh, pasi me ata kam pasur vetëm kontratat për Kupat e Europës, dhe jo për më tej, ndaj ata janë të lirë që të ikin ku të duan”, ka pohuar Gjika për “Panorama”. Largimi i katër lojtarëve titullarë nga skuadra pritet të sjellë ndryshime edhe në formacionin e Flamurtarit. Duke filluar që nga mbrojta, vendin e Ahmetajt pritet të zërë mbrojtësi tjetër Elton Grami. Largimi i dy sulmuesve kryesor Xhafaj dhe Plaku ka krijuar një boshllëk të madh në sulmin kuqezi, gjithsesi Magani ka menduar t’i kompesojë këto dy mungesa jo të vogla me lojtar të rinj, si Shehaj dhe Idrizin, të cilët mendohet të formojnë dhe dyshen sulmuese që do të luajë të enjten ndaj Jablonecit. Ja si ndryshon Flamurtari ditën e enjte:  Moçka, Sakaj, Brahja, Veliu, Grami, Progni, Lena, Kuqi, Arbri, Shehaj dhe Idrizi.

Magani

Rezultati i ndeshjes së të enjtes ndaj ekipit çek mendohet të jetë përcaktues për të ardhmen e trajnerit Magani. Ky i fundit ditën e djeshme ka zhvilluar një takim urgjent me kryebashkiakun Shpëtim Gjika. Burime të sigurta bëjnë me dije se në këtë mbledhje është folur për ndeshjen e pas tri ditëve me Jablonecin, ku ndër të tjera Magani i ka kërkuar një tjetër mundësi kryebashkiakut Gjika për ta lënë edhe këtë ndeshje në drejtim të Flamurtarit. Magani ka premtuar se në rast se do të fitonte 3-1, atij i duhej afruar një tjetër kontratë, në të kundërt do të largohej vetë nga drejtimi.

© Panorama.al

Te lidhura