Fushata, KQZ ndan fondin 200 milionë lekë

Mar 24, 2011 | 12:21

TIRANË- Komisioni Qendore i Zgjedhjeve ka miratuar pa votat e opozites ndarjen e fondit për financimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit, ndërmjet partive politike, garuese në këto zgjedhje. Sipas relacionit të paraqitur,  ne mbledhjen e sotme te KQZ-se, ligji “Per buxhetin e vitit 2011”, ka parashikuar fondin prej 200 milione lekesh si mbeshtetje financiare per partite politike per vitin 2011.

Në bazë të ligjit “Per partite politike”, i ndryshuar, që percakton rregullat sipas se cilave behet shperndarja e fondeve vjetore per partite politike, saktësohet se “Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor”, që përkon me 70% të fondit.

Ndërkohë, 20% e tij ndahet në mënyrë të barabart ndërmjet partive parlamentare dhe pjesa e mbetur, pra 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

“Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare”- saktësohet në relacion.

Sipas kesaj ndarjeje shumicen e fitojne dy partite e medha, PD përfiton 83 milione leke dhe PS 80 milione.

Ndarja

Partite politike qe kane fituar vende ne parlament ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe qe perfitojne mbeshtetje financiare nga buxheti i shtetit ne zbatim te nenit 19, pika 2, germa a dhe b, te ligjit nr.10374, date 10.02.2011, “Per partite politike, i ndryshuar”, jane:

1.         Partia Demokratike                                     68 vende

2.         Partia Socialiste e Shqiperise                 65 vende

3.         Levizja Socialiste per Integrim               4 vende

4.         Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 1 vend

5.         Partia Republikane                                            1 vend

6.         Partia per Drejtesi dhe Integrim             1 vend

 

Perqindja

Partite politike qe kane kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar mbi 1 per qind te votave ne shkalle vendi, dhe qe perfitojne mbeshtetje financiare nga buxheti i shtetit ne zbatim te nenit 19, pika 2, germa c, te ligjit nr.10374, date 10.02.2011, “Per partite politike, i ndryshuar”, jane:

 

1.         Partia Socialiste e Shqiperise                 40.85%

2.         Partia Demokratike                                      40.18%

3.         Levizja Socialiste per Integrim               4.85%

4.         Partia Republikane e Shqiperise              2.11%

5.         Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 1.19%

6.         Partia Socilademokrate                         1.76%

© Panorama.al

Te lidhura