Financat e partive,KQZ hedh shortin për ekspertët

Nov 4, 2011 | 12:21

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hedh sot shortin për zgjedhjen e ekspertëve kontabël që do të merren me auditimin e financave të partive, perdorur gjate zgjedhjeve lokale.

Qe ne nisje te mbledhjes eshte diskutuar lidhur me Projekt-vendimin: “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do  të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhor për fushatën zgjedhore”, per te cilin jane propozuar ndryshime qe rregullojne situaten per dy partite e medha.

Anëtarët e KQZ duke ngritur shqetësimin e pranisë së shumë subjekteve (161) dhe pak ekspertëve kanë propozuar që për dy partitë e mëdha të ketë auditues të vecantë, që të merren vetëm me to e jo me subjekte të tjerë.

“Nisur nga përvoja e radhës së kaluar, ka rezultuar se një audit ka pasur dy e më shumë subjekte, një parti të madhe dhe të tjera subjekte. Për këtë propozohet që audituesit e subjekteve që kanë marrë pjesën e luanit nuk duhet të ngarkohen me subjekte të tjera”- tha anëtari Varfi. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë.

© Panorama.al

Te lidhura