FIER- Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz të Fierit dhe sipas policisë viktima është identifikuar si shtetasja, Lavdie Tare 53 vjeç.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ajo është gjetur në banesë nga familjarët e saj të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Por helmi kishte vepruar shpejt dhe pavarësisht ndërhyrjes ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Nuk ka ende të dhëna rreth shkaqeve që e kanë shtyrë gruan në aktin vetëflijues. Policia ka nisur hetimet dhe po mbledh dëshmitë e familjarëve për të zbardhur ngjarjen.
© Panorama.al












