Fier: Kryeprokurorja Rama: Zbardhni dosjet e vjetra

Oct 29, 2011 | 11:32

FIER – Kryeprokurorja Ina Rama u kërkoi dje vartësve të saj në Fier zbardhjen e dosjeve të vjetra. Ajo ishte dje në Prokurorinë e këtij rrethi, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës së organit të akuzës. Në një takim të zhvilluar me dyer të mbyllura, Prokurorja e Përgjithshme mësohet të ketë konsumuar me vartësit e saj disa probleme. Sipas burimeve të brendshme të Prokurorisë së Fierit, Rama, megjithëse erdhi për inaugurimin e godinës së re, nuk la jashtë vëmendjes edhe disa çështje të cilësuara prej saj si shumë të rëndësishme. Të njëjtat burime thanë se Ina Rama ka kërkuar nga Prokuroria e Fierit intensitet pune, sidomos në zbardhjet e çështjeve të vjetra, të cilat kanë mbetur prej vitesh ende të pazbardhura. Pasi doli nga godina e saporikonstruktuar, Prokurorja nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë apo t’i përgjigjet interesimit të mediave në lidhje me problemet më të mprehta që shqetësojnë sot Drejtësinë shqiptare. Në Prokurorinë e Rrethit Fier për rikonstruksion është akorduar për këtë vit fondi me vlerë rreth 4 milionë lekë.                               m.r

© Panorama.al

Te lidhura