Festivali i Filmit në Venecia 2022: Georgina Rodriguez mishërim i elegancës, bukuroshja mahnit me paraqitjen në tapetin e kuq

Sep 1, 2022 | 18:05

Ku ka tapet të kuq është Georgina Rodriguez dhe dihet tanimë që ylli nga Argjentina merr ’10’ në çdo paraqitje të saj.

Partnerja e Cristiano Ronaldo ishte një nga yjet që tërhoqi më shumë vëmendje në tapetin e kuq në premierën e Tar gjatë Festivalit të 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të enjten.

Ish-shqiptesja, 28 vjeçe, u shfaq në eventin e mbushur me yje, me një fustan të zi të çarë në pjesën e shpinës ku kishte disa sinxhirë tejet të hollë dhe elegant. Fustani gjithashtu kishte një të çarë të guximshme deri në kofshë edhe në pjesën e përparme.

Ajo kishte veshur një palë taka të zeza dhe aksesorë si një varse e stilit choker floriri dhe një byzylyk të trashë.

Georgina kishte një bërë një grim të përsosur në bronz me një buzë ‘nude’, ndërsa flokët i kishte kapur topuz. Bukuroshja hyri në Instagram më herët gjatë ditës për të ndarë një sërë fotosh në avionin e saj privat duke udhëtuar në Itali për festivalin.

Gjatë mbërritjes ajo dukej mishërimi i elegancës me një bluzë të gjatë të bardhë prej lëkure krokodili dhe pantallona. Georgina kishte veshur një palë taka me rripa të artë, ndërsa pozonte para fotografëve.

Georgina mbante  bizhuteri të trasha ari ndërkohë që përshëndeti shikuesit. Ajo kishte vendosur një grim glam me një buzë ‘nude’, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

      
© Panorama.al

Te lidhura