Zemra e shoping-ut do të rrahë në Stamboll, qyteti i vetëm që lidh Europën me Azinë. Stambolli, qyteti i vetëm në botë që lidh dy kontinente, strehon qytetërime, kultura dhe besime fetare të ndryshme, po përgatitet të jetë kryeqyteti i shoping-ut. Në sajë të festivalit “Istanbul Shopping”, që do të realizohet më datat 18 Mars – 26 Prill 2011, Stambolli do të jetë qendra kryesore e shopin-ut në të gjithë botën. Gjatë Festivalit të Shoping-ut, mbi 90 qendra tregtare moderne që mbartin me qindra firma vendase dhe të huaja, siç janë qendrat tregtare në lagjet Taksim, Nishantashi, Shishli, Bakirkoj, Fatih, dhe Bagdat, rrugët e të cilave janë gjithmonë plot gjallëri dhe në disa pika shoping-u tradicionale si “Kapaliçarshi” dhe “Misir Çarshi” do të përjetohet një atmosferë festivali. Në kuadër të festivalit, qendrat tregtare do të jenë të hapura deri në orën 23.00 dhe çdo të shtunë, dy qendra tregtare do të jenë të hapura deri në orën 02.00 të natës. Në të njëjtën kohë, në rrugë të rëndësishme si “Bagdat”, “Nishantashi” dhe “Beyolu” do të organizohen aktivitete të ndryshme. Në festival, në periudha të caktuara, për personat që do të bëjnë shopin, do të organizohen shorte të ndryshme ku çdo ditë do të dhurohet një makinë.











