Festa, mijëra në shesh për 20-vjetorin e rilidhjes me SHBA

Oct 3, 2011 | 12:59
Arvizu e Basha dje në festë

Mijëra qytetarë nga Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë kanë festuar dje në kryeqytet 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Ame-rikës. Larg ceremonive protokollare, Ambasada Amerikane ftoi qytetarët në rrugën “Murat Toptani” për të kujtuar ditën kur diplomacia më e fuqishme në botë u rikthye në vendin tonë, pas rënies së regjimit komunist. Të rinjtë patën mundësi për rreth 6 orë të vizitojnë tendat e ngritura nga Ambasada, ku kishte informacione të bollshme për aktivitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në këto dy dekada, ndërsa fëmijëve iu servir muzikë, pije dhe dhurata të shumta. Ceremoninë në orën 11:00 e hapi banda frymore e Forcave tona të Armatosura, e cila performoi nën tingujt e marshit “Lavdia Shqiptare” dhe më pas u luajt himni shqiptar dhe ai amerikan. Në rrugën pedonale ka parakaluar dhe Banda e Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila ka ardhur enkas për këtë aktivitet festiv. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në

Kryebashkiaku Basha me ambasadorët Arvizu e Volfarth

Tiranë tha se në këto 20 vite të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve shqiptarët lejuan amerikanët të bëhen pjesë e arritjeve të tyre. “20 vjet më parë u shënua një risi të re për këtë vend. U shënua një nisje e re për Ambasadën Amerikane këtu në Shqipëri. Gjatë këtyre 20 viteve, ju na keni sjellë në shtëpitë tuaja, zemrat tuaja, zyrat tuaja dhe na keni lejuar që të bëhemi pjesë e arritjeve tuaja të mrekullueshme gjatë këtyre viteve. Dhe ajo që ju keni bërë gjatë këtyre 20 viteve, na keni lejuar që të bëhemi pjesë e të ardhmes suaj”, u shpreh Arvizu. Ambasadori ftoi qytetarët shqiptarë që gjatë këtyre ditëve të shijojnë panairin amerikan në Tiranë dhe të dëfrehen me minikopshtin zoologjik, lodrat për fëmijë e të rritur dhe bandën shqiptare e një amerikane, që do performojnë me rastin e këtij përvjetori të veçantë të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Nga

Dje gjatë festimeve për 20-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA

ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh se hapja e Ambasadës Amerikane në Tiranë përbën një ngjarje të shënuar për Shqipërinë. Ai kujtoi para të pranishmëve vizitën e Sekretarit të Shtetit, James Baker, në vitin 1991. “20 vite më

Dje, gjatë festimeve për 20-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA

parë, mbi 300 mijë shqiptarë u derdhën rrugëve të Tiranës për të përshëndetur James Baker dhe për të dëgjuar fjalën e tij në Tiranë. Ata erdhën nga çdo cep i vendit për të dëgjuar mesazhin që Sekretari i Shtetit dha dhe mesazhi i tij ishte i thjeshtë e i qartë, “Liria jep rezultat”. Ky mesazh nuk erdhi si surprizë, as për mua, as për bashkëqytetarët e mi, sepse për ne Amerika ka qenë, është dhe do të mbetet më shumë se një vend, më shumë se një komb, është një ide e madhe; ideja se liria është e mundur, se njerëzit janë krijuar për të qenë të lirë dhe se vetëm në liri njeriu mund të realizojë potencialin e tij të plotë”, u shpreh Basha. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të kërkonte një mik më të mirë se SHBA-të. “Miqësia dhe partneriteti ynë 20-vjeçar na bëjnë krenarë. Flas, besoj edhe në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi, të Tiranës dhe anembanë Shqipërisë, kur them se ne nuk mund të kërkonim një mik më të mirë se SHBA dhe si kryetar i Bashkisë, do të bëj gjithçka në pushtetin tim që kjo miqësi të vazhdojë të rritet dhe të konsolidohet”, u shpreh Basha. Në përfundim të ceremonisë, ambasadori Arvizu dhe kryebashkiaku Basha kanë zhvilluar takime me qytetarët e pranishëm në këtë ceremoni, ndërkohë që nuk kanë munguar as fotot mes fëmijëve dhe kryediplomatit amerikan.

Mesazhi i zv.sekretarit të SHBA në 1991
“Marrëdhëniet mes vendeve tona e kanë fillimin në vitet e para të shekullit të XX, kur Presidenti Uilson zgjeroi mbështetjen amerikane për shtetin e ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua asnjëherë nga disa mijëra amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët mbajtën lidhjet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve”, shkruante më 15 mars të vitit 1991, Raymond G.H. Setiz, zv.sekretari për Marrëdhëniet Europiane dhe Kanadeze.

Marrëdhëniet 89-vjeçare me SHBA
Fillimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës daton më 28 korrik të vitit 1922, dhjetë vjet pas pavarësisë së shtetit shqiptar. Presidenti i asaj kohe Thomas Woodrow Wilson emëroi si ambasador në vendin tonë Ulysses Grant Smith. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve zgjatën deri në vitin 1939, kohë kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Sipas dëshmive të kohës, ambasadori i SHBA-së i ofroi pasaportën amerikane Mbretit Zog, por ky i fundit nuk e pranoi. Për rreth 52 vjet, deri në fillim të vitit 1991, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ekzistonin për shkak të ndërprerjes së tyre në mënyrë të njëanshme nga regjimi i Hoxhës.

Vizitat historike në Shqipëri
Në fillim të vitit 1991, Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën marrëdhëniet me Shqipërinë. Departamenti i Shtetit emëroi si ambasador në Tiranë, William Rajerson, i cili sapo erdhi në vendin tonë u përfshi menjëherë në jetën politike kundër regjimit në ikje të Ramiz Alisë. Ai mori pjesë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të marsit 1992, duke dalë hapur në krah të Partisë Demokratike. Por, viti 1991 do të mbahet mend për vizitën në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker. Ishte 21 qershori 1991, kur rreth 300 mijë shqiptarë dolën në shesh për të pritur zyrtarin amerikan. Kulmi i këtyre marrëdhënieve ishte në vitin 2007, kur në Tiranë erdhi Presidenti Bush.

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura