Festa e Krishtlindjes, ministri Blendi Gonxhja poston foton me Papa Leon XIV: Moment domethënës nga takimi me Shenjtërinë e Tij! Qoftë kjo ditë burim drite, shprese dhe harmonie

Dec 25, 2025 | 22:20

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, uroi qytetarët për Krishtlindje, duke rikthyer vëmendjen te takimi i tij me Papa Leonin XIV gjatë Audiencës Jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

gonxhja

Gonxhja e përshkroi këtë takim si një moment të veçantë, të mbushur me mesazhe paqeje, dialogu dhe solidaritet, vlera që sipas tij marrin një kuptim edhe më të thellë në këtë ditë të shenjtë.

Ministri theksoi se ky takim mbetet një kujtim i rëndësishëm dhe burim frymëzimi, duke uruar që Krishtlindja të sjellë dritë, shpresë dhe harmoni për të gjithë.

© Panorama.al

Te lidhura