Festa e 8 marsit/ Erion Veliaj jep lajmin nga burgu: Të gjitha gratë dhe vajzat do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit urban

Mar 7, 2025 | 19:42

Ditën e nesërme me rastin e 8 marsit në të gjitha linjat e transportit urban në Tiranë gratë, nënat dhe vajzat do të udhëtojnë falas.

veliaj

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se këtë ua ka lënë porosi kolegëve të bashkisë.

Veliaj shkruan se nënat, zonjat, dhe vajzat japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre.

“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme”, shkruan Veliaj.

© Panorama.al

Te lidhura