PRISHTINE- Shefi i ICO, Pieter Feith ka shprehur keqardhje për dhunën gjate protestes se 14 janarit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të mos përdorë bllokimin e rrugëve për qëllime politike.
“Më vjen keq për njerëzit dhe policët e lënduar në protestë, por edhe për dëmet e shkaktuara nga protesta”, ka deklaruar ai për RTK.
Ai ka këshilluar lëvizjen “Vetëvendosje” të përdorë institucionet për të kundërshtuar politikat e qeverisë ndërsa ka shtuar se protestat nuk janë mënyra më e mirë për këtë.
“Vetëvendosja i ka të gjitha mundësitë dhe format e hapura të kundërshtojnë politikën e Qeverisë. Protesta nuk është mënyra më e mirë për realizimin e politikave”, ka shtuar ai.
© Panorama.al











