
PRISHTINE- Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak.
Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja kosovare Express nëpërmjet avokatit të Limajt, Tahir Rrecaj.
Rrecaj është shprehur për Express se “nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme”, vendimi e së cilës eshte duke e pritur.
Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.
© Panorama.al











