Familjarët e viktimave të Otrantos, në protestë

Nov 14, 2011 | 9:56

VLORË- Familjarët e viktimave të Otrantos zhvilluan paraditen e sotme një protestë para konsullatës italiane në Vlorë, duke kërkuar dëmshpërblim dhe vënien në vend të drejtësisë.

Organizuar nga shoqata e tyre, familjarët e  81 personave që u mbytën në Mars të vitit 1997 në Otranto protestuan në kujtim të 14 nëntorit, ditës ku u sollën në atdhe trupat e viktimave.

“Të vendoset drejtësia”; “Mos u tallni me fatkeqësinë e shqiptarëve”, janë vetëm disa nga parullat e protestës dhe thirrjet që dëgjoheshin në sheshin para konsullatës.

© Panorama.al

Te lidhura