Famijlarët dhe opozita kujtojnë viktimat e 21 janarit

Jul 21, 2011 | 17:49

Në 6 mujorin e tragjedisë së 21 janarit, familjarë të viktimave, grupi parlamentar dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe qytetarë të Tiranës kanë vendosur buqeta me lule dhe ndezur qirinj në nderim të tyre.

Kortezhi qëndroi disa minuta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vendet ku u qëlluan dhe u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe ku u plagos për vdekje i riu nga Lezha Aleks Nika i cili vdiq më pas nga plagët në një spital në Turqi.

Në njoftimin e saj, Partia Socialiste tha se, ceremonia përkujtimore kishte për qëllim t’ju bënte homazh këtyre katër qytetarëve që u vranë nga Garda Republikane nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, duke shtuar se, se krimi i 21 janarit nuk do të harrohet kurrë dhe autorët e këtij krimi, që sot gëzojnë mbrojtjen politike të Sali Berishës, herët a vonë do të përballen me drejtësinë.

© Panorama.al

Te lidhura