Falimentimi, Vieri dhe Broki, 14 mln euro borxh

Oct 14, 2011 | 11:57

Përveç emrit që e kanë njësoj dhe profesionit, Kristian Broki dhe Kristian Vieri tashmë do të ndajnë së bashku edhe një dështim. Me kompaninë e tyre “Bfc&co spa” kanë humbur përafërsisht 14 milionë euro. Nuk është hera e parë që një shoqëri e krijuar prej tyre përfundon në likuidim, pasi më parë ka dështuar edhe “Pbc Credit & Finance”, por kësaj here bëhet fjalë për falimentim. Shoqëria me emrin “Bfc&co spa” është marrë me tregti me shumicë dhe për disa vite ka tentuar të shesë edhe artikuj kuzhine, kopshtarie, materiale për fitnes, llamba, objekte shtëpiake etj.

© Panorama.al

Te lidhura