“Është fshehur në drejtim të paditur”- Klevis Balliu: Balluku duhet të ishte arrestuar! Vodhi 50 mln euro qytetarëve me një firmë

Nov 6, 2025 | 19:09

Deputeti i PD-së Klevis Balliu është shprehur për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, se zv.kryeministrja Belinda Balluku sot duhet të ishte pas hekurave.

balliu kuvendSipas tij, Balluku me një firmë u grabiti qytetarëve shqiptarë 50 mln euro dhe sot është fshehur në drejtim të paditur.

Balluku shton ai, ka fuqi të prishë provat dhe për këtë nuk duhet lënë e lirë që të hetohet.

Klevis Balliu: Pse u shpif kjo lojë. Është kjo firmë e Belinda Ballukut te një akt normativ që i zgrab qytetarëve shqiptarë 50 milionë euro për Tunelin e Llogarasë. Kjo është firma e Belinda Ballukut. Me urdhrin e Balluku u morën 50 mln euro qytetarëve shqiptarë, për një aferë korruptive pa tjetër shefi i së cilës është vetë Edi Rama, i cili ka firmën e vet në këtë aferë korruptive. Dhe janë këta të dy që në këtë vjedhje shkuan diskutuan me kompaninë turke dhe këtë e postin vetë Belinda Balluku.

Nuk di sa prova duhen që kjo zonjë duhet të ishte sot me pranga në dorë, sa prova duhen për një institucione që të vendos masën e arrestit njeriut më të pushtetshëm pas Edi Ramës, në hetime për shkak të pushtetit që ka. Siç bëri dhe siç ndërhyri për heqjen e Gjoka Konstruksion dhe anulimin e tenderit të fituar nga Gjoka Konstruksion duke e kthyer te Komisioni i Verifikimit të Ofertave. Kjo e ka faktuar që e ka pushtetin. Si mundet që Belinda Balluku sot të hetohet e lirë. BB sot është prova që në Shqipëri nuk ka drejtësi. Nëse do kishte sot do ishte me arrest me burg. Për shpifje lideri i opozitës është mbajtur 333 ditë në masë arresti.

Po BB ka influencë? Ka fuqi? Ajo ka fuqi realisht. E njëjta gjë ndodh me kryetarin e dytë opozitar në vend, Ilir Metën. I cili për shpifja mbahet në arrest në burg pasi politikan ndërhyn në hetime. Po Belinda Balluku ndërhyn në hetime? Ka vjedhur me Tigrin 1 dhe Tigrin 3, me rrugën Thumanë-Kashar, tunelin e Llogarasë dhe sa e sa afera korruptive është prova më e qartë e mungesës së drejtësisë. Nëse do kishte 10% drejtësi do ishte sot me masën arrest në burg.

Të gjithë lojërat në parlament nuk do largojnë nga vëmendja e qytetarëve shqiptarë, që Belinda Balluku vjedh popullin më t varfër në Europë, patjetër me urdhrin e Edi Ramës. Pse 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot fundin e muajit, janë vjedhjet e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. Nëse do kishte drejtësi sot kjo zonjë do ishte e arrestuar. Sot që nuk erdhi në parlament është fshehur në drejtim të paditur njësoj siç do bënte çdo kriminel tjetër i kapur në flagrancë. Kjo është e vërteta e kësaj qeverie, vjedhja dhe abuzimi i popullit më të varfër të Europës.

© Panorama.al

Te lidhura